Gjykata e Sarandës ka rrëzuar kërkesën e të dyshuarve si autorë të grabitjes me armë të noterit Thoma Kaçi.
Në 16 nëntor, në këtë gjykatë ishte regjistruar kërkesa e Oltion Kolonjës dhe Vladrias Himajt, dy prej të arrestuarve, me objekt: “Kërkesë për sigurim prove”.
Nuk është bërë publike se çfarë prove të re paraqitën dy të dyshuarit që donin ta siguronin për ta futur brenda dosjes hetimore, por në 24 nëntor, gjyqtari Alban Veçani ka vendosur:
“Rrëzimin e kërkesës. Kundër këtij vendimi lejohet ankimi brenda 5(pesë) ditëve në Gjykatën e Apelit Gjirokastër duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit”.
Për grabitjen me armë të 20 mln lekëve në banesën e noterit Thoma Kaçi, mbahen të arrestuar Oltjon Kolonja alias Oltjon Pulaj, Vladrias Himaj dhe Elis Avduli, alias Mile Xhafa. /sarandacity.al/