Ish-kreu i PD-së së Fierit, Luan Baçi, një përkrahës i Berishës, ka denoncuar ndërrimin e bravës së derës nga drejtuesi i komanduar Agron Kapllanaj. Ai thotë se nuk e njeh komandimin e bërë nga kryedemokrati Lulzim Basha.
“Unë nuk e njoh fare atë komandimin që ka bërë Basha, nuk e njoh. Zyrat i ka uzurpuar një ekip që erdhi nga Tirana, u futën me kaçavida e ndërruan bravat. PD janë anëtarët, nuk janë as zyra dhe as vula. Mund ta merrni dhe ju vulën dhe të thoni që jeni PD-ja, por nuk jeni, ju jeni gazetarë”, tha Baçi.
Më pas ai kaloi në ofensivë politike.
PD nuk është aty ku janë zyrat, por aty ku janë njerëzit. Më 11 dhjetor do të ketë një pjesëmarrje të madhe delegatësh, është dëshira e vetë delegatëve e të gjithë anëtarëve që të jenë pjesë.
Ju e keni parë vetë, foltorja që u bë e dyta ishte Fieri pas Tiranës dhe e patë se çfarë pjesëmarrjeje kishte. Bashkërisht do t’ia dalim mbanë…”.
Ky zhvillim në Fier, përbën dhe sinjalin e parë të asaj që pritet: lufta për selinë mes dy grupimeve, që paevitueshëm mund të sjellë incidente të natyrës fizike. /sarandacity.al/
637722 349259I got what you mean , saved to my bookmarks , extremely nice internet site . 979837
388340 817015This web site is my inhalation, actually amazing layout and Perfect written content material. 237738
629580 207960How is the new year going? I hope to read far more intriguing posts like last year 556097