Një tjetër ngjarje e rëndë tronditi Dropullin, e ngjashme me atë të afro dy javëve më parë, pra më jetëhumbje nga zjarri. Pas një çifti të moshuarisht, të njëjtin fati ka patur një 12-vjeçare në Derviçan.
Njoftimi policor thotë se “Rreth orës 20:30, në sallën operative ka ardhur një telefonatë se në fshatin Dervician, Dropull, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit I. N.
Në momentin kur banesa është përfshirë nga flakët, brenda saj kanë qënë shtetasi I. N., 49 vjeç dhe vajza e tij 12-vjeçare, ku si pasojë janë dëmtuar dhe janë transportuar në spitalin Rajonal Gjirokastër për ndihmë mjeksore.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”. /sarandacity.al/