Dy arrestimet e fundit në Delvinë, i përkasin një ndotësi ambienti e një ushtruesi dhune në familje.
“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Delvinë proceduan penalisht shtetasin T.Xh.,47 vjeç, banues Delvinë, sepse poshtë banesës se tij kishte hedhur mbetje të riciklushme, jashtë vendgrumbullimit të mbetjeve, duke shkaktuar ndotje të mjedisit.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Delvinë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” shtetasin Th.K.,38 vjeç, banues në Delvinë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij”, thuhet në njoftimin zyrtar policor. /sarandacity.al