Policia greke është në gjurmët e një makine gri, që thuhet se u përdor për rrëmbimin e një 30-vjeçareje. Ngjarja ka ndodhur në Heraklion i Ri.
Sipas asaj që është regjistruar në dosjen hetimore, më 21 nëntor, në kryqëzimin e Kargiorgi dhe Iliou, një 30-vjeçareje i janë afruar tre burra dhe e kanë futur me dhunë në një automjet.
Më pas, njëri prej autorëve e ka goditur me grushte në kokë, duke i shkaktuar humbjen e ndjenjave.
Më pas, të panjohurit e kanë braktisur në një stacion në Larisa, ku është gjetur nga një shofer taksie.
Siç ka rezultuar, autorët i kanë vjedhur 30-vjeçares 100 euro, një celular me vlerë 200 euro dhe një copë letër me shënime personale.
Thuhet se viktima arriti t’i hiqte kapuçin një prej autorëve, atij që e kishte goditur fillimisht dhe konstatoi se ai ishte i ri, deri në 30 vjeç, me mjekër, sy të errët, flokë të errët me kokë të rruar përreth. Ndërsa personi në timon fliste shqip.
Për faktin se prej kohësh ajo humbi ndjenjat do kryhet një kontroll për të kuptuar nëse është përdhunuar apo jo. /sarandacity.al/