Gjergj Kohila nga Delvina, ish-shef i Policisë në Sektorin e Luftës kundër Krimit të Organizuar në Vlorë, u dënua nga GJKKO me 12 vite burg nën akuzën e përfshirjes në trafikun e kanabisit nga Shqipëria drejt Italisë.
Ai është pjesë e urdhërraresteve për Jaeld Çelën dhe Sokol Boden, njëri ish-Drejtor i Policisë së Vlorës e tjetri ish-shefi i Stacionit të Policisë Kufitare të Dhërmiut, si të përfshirë në dosjen “Habilaj”.
Kohila akuzohet se ka shpërdoruar detyrën duke marrë pjesë në disa episode të trafikimit të drogës.
Me vendimin e sotëm, GJKKO ka lënë në fuqi pretencën e kërkuar nga prokurorët e SPAK.
Aktualisht në burg është vetëm Jaeld Çela, i cili u vetëdorëzua për tu përballur me drejtësinë.
Gjergj Kohila dhe Sokol Bode aktualisht ndodhen në arrati. /sarandacity.al/