Presidenti Meta hapi një front të ri në përplasjen me kreun demokrat Basha, duke pretenduar se për herë të parë po thoshte diçka në lidhje me marrëveshjen detare me Greqinë, pra atë firmosur nga Basha si ministër i Jashtëm, e cila u rrëzua më pas nga Gjykata Kushtetuese.
“Po e them për herë të parë se Lulzim Basha ka bërë dopio lojë me marrëveshjen e detit me Greqinë.
Ky qëndrim i tij në raport me Marrëveshjen e Detit ka pasur implikime shume serioze ne raport me shtetin shqiptar. Këtë e them për herë të parë dhe nuk dua ta zgjas me tej.
Ky zotëria nuk mund të justifikohet për të gjitha thikat që i ka futur shtetit shqiptar. Në kohën kur ai ishte ministër i Jashtëm ai anashkaloi kryeministrin për çështjen e detit. Dhe po e them këtë për herë të parë sepse po abuzohet me këtë çështje”, tha Meta.
Reagoi Basha në të njëjtën kohë, duke thënë se “Trekëndëshi i Bermudës këtë punë do bëjë. Fakti është që negociatat e 2009 u kryen nga ekspertët e Ministrisë së Jashtme dhe pjesa diplomatike u ndoq nga një person i sjellë nga Rama dhe Meta. Të tjerat janë trillime dhe gënjeshtra”. /sarandacity.al/