Është rindezur tensioni në PD-në e sarandës me sërish protagonistë deputeten Ina Zhupa dhe anëtarin e Kryesisë, Spiro Vaso. Sipas Syri.net, një media afër kampit Berisha, znj. Zhupa ka ndërmarrë një akt hakmarrës ndaj Vasos, duke bërë që të ky i fundit të hiqet nga grupi WhatsApp.
Syri shkruan se “Sekretari Organizativ i kësaj dege, me urdhër të Ina Zhupës, e ka hequr nga grupi i WhatsApp, pasi Sipro Vaso ka postuar videon ku lexoheshin emrat e delegatëve të Sarandës për Kuvendin e 11 dhjetorit. Sipas Vasos, Sekretari Organizativ nuk ka të drejtë të heqi anëtarin e Këshillit Kombëtar nga grupi i punuës në WhatsApp, pasi ai grup është për të gjithë anëtarët e Kryesisë së Degës Sarandë”.
Megjithatë, në publik nuk ka qëndrime të znj. Zhupa pro njërit e kundër tjetrit, pra Bashës e Berishës. Por shenjat janë të qarta që i përket linjëz zyrtare, asaj Basha. /sarandacity.al/