Me një thirrje sadisfaksionuese të llojit “O Sali, o hero, Amerika ty të do”, sigurisht për Berishën dhe ithtarët e tij, u realizua dhe Foltorja në SHBA.
Nga Tirana, Berisha u lidh me përkrahës të tij shqiptarë në SHBA, ku fillimisht e quajti Foltoren si lëvizjen më pro amerikane që nga vitit 1990.
“Kjo është lëvizja më pro amerikane që nga dhjetori 1990 deri më sot në Shqipëri. Ne po bëjmë gjithçka që normat amerikane t’i vendosim edhe në Shqipëri”, tha ai.
Por nga ana tjetër, shënjestër e atyshme qe e besuara amerikane në Shqipëri. Dhe ajo, më shumë se nga Berisha, u sulmua nga një shqiptar në Amerikë, Agim Rexha.
“Përfaqësuesja ime por si Guvernatore dhe shefe e një agjencie private. Ndihem i fyer se ajo shpenzon taksat e mia në Tiranë dhe shkel çdo rregull të sjelljes diplomatike. Ti do ikësh një ditë aty, por jehona e keqbërjeve do të vazhdojë edhe më gjatë sepse ju po bëni të kundërtën e asaj që Amerika ka bërë në rrjedhë të historisë.
Prandaj, ambasadore Kim, dilni nga selia e PS, mos shkel në derën e asaj partie sepse nuk është në tagrin tënd politik të merresh me partitë politike, të shkatërrosh zgjedhjet e lira. Ndale dorën shkatërrimtare të pluralizmit politik për të mbajtur në pushtet ata që për 50 vjet ishin anti-amerikanët më të zellshëm në botë”, tha ai. /sarandacity.al/