Greqia u trondit nga një tjetër krim brenda familjes, ku protagonist është një bashkëshort shqiptar. Ai nbyti, siç i tha dhe Policisë, gruan me duart e tij.
Por ndryshe nga Babis-i me Caroline-n, shqiptari u tregua i sinqertë dhe nuk u fsheh.
Raportohet se ai kishte pasur një debat të ashpër me gruan gjatë mbrëmjen dhe më pas situata ka eskaluar deri në momentin që 40-vjeçari i futi duart të fyt bashkëshortes, nënës së dy fëmijëve duke i shkaktuar vdekjen.
Mediat greke raportojnë se fëmijët të moshës 10 dhe 8 vjeç, ishin në dhomë duke fjetur kur ka ndodhur ngjarja.
Shqiptari pasi kishte kryer krimin e rëndë është largua nga banesa, pak më vonë ka telefonuar policinë duke thënë “ejani, më duket mbyta gruan time”.
Kur policia mbërriti në shtëpi, e gjeti gruan të vdekur në shtrat dhe ai ishte ulur pranë saj. Në akuzat e para, 40-vjeçari theksoi se janë përleshur pasi 36-vjeçari ka dashur që të divorcoheshin.
Shqiptari nuk ka qenë i dënuar më parë dhe as 36-vjeçarja nuk ka bërë më parë kallëzim për dhunë në familje.
“Një 40-vjeçar u arrestua në orët e para të ditës së hënë, datë 6 dhjetor 2021, në një komunitet lokal të Bashkisë së Spartës, Lakonia, nga punonjës policie të Drejtorisë së Policisë Evrotas, i akuzuar për vrasje ndaj gruas së tij 36 vjeçare.
40-vjeçari ka pasur një telefonatë në Drejtorinë e mësipërme të Policisë, gjatë së cilës ka njoftuar se pas një sherri që ka pasur me gruan e tij, e ka mbytur me duar.
Punonjësit e policisë kanë shkuar në shtëpinë e tyre, ku 36-vjeçari është gjetur pa ndjenja, është transportuar në Qendrën Shëndetësore Vllachioti dhe ka gjetur vdekjen. Hetimet paraprake kryhen nga Departamenti i Sigurisë Sparte” njofton policia greke në lidhje me ngjarjen. /sarandacity.al/
Muchas gracias. ?Como puedo iniciar sesion?