Kryebashkiaku i Himarës publikoi atë që e quajti “foto dite”, fiksuar në frontin e ri infrastrukturor të Bregut, Tunelin e Llogarasë.
Sipas tij, ky është dhe një investim i shkëlqyer për Himarën, një artikulim i munguar ky nga kryeministri në vlerësimet për këtë vepër.
“Pas pak muajsh, ky mjet i rende do te takohet me nje tjeter mjet qe vjen nga ana tjeter e tunelit. Nje investim i shkelqyer per Himaren dhe gjithe Shqiperine nga Qeveria Shqiptare!”, shkruan njeriu që javë më parë do shpotitej rëndë dhe publikisht nga Rama, lidhur me ndotjen ambientale në territorin që ai administron si kryebashkiak. /sarandacity.al/