Për Kuvendin e tij të së shtunës, mesazhi i Berishës për delegatët foltoristë ka patur në përmbajtje dhe një këshillë jopolitike, gati-gati mjekësore: “vishuni trashë!”
“T’ju ftoj ju të gjithë delegatëve dhe delegatet të Kuvendit të rithemelim të PD që keni firmosur ose nuk keni firmosur formularin të jeni nesër të pranishëm, të vendosni me votën tuaj të lirë rithemelimin e PD.
Rithemelimin e forcës tonë politike, rikthimin e saj në shtëpinë e lirisë së demokratëve shqiptarë. Në një forcë politike të vlerave tradicionale të shoqërisë sonë.
Në një forcë të vërtetë opozitare, të sigurt, që do të udhëheqë revolucionin paqësore të shqiptarëve.
Si dikur përmbysëse e sistemit komunist, sot në përmbysje të narko-shtetit.
Rikthimin e votës së lirë për anëtarët, simpatizantët e PD brenda kësaj partie. Rikthimin e votës së lirë për Shqipërinë, shqiptarët në tërësi.
Të dashur delegatë moti është një faktor që nuk varet nga ne me gjithë zjarrin dhe entuziazmin që keni nga brenda. Sugjerimi më miqësor është të përgatitur me veshjet më të trasha për të mos ndjerë të ftohtin.
Natyrisht shiu nuk bie në zonën ku jemi ne si delegatë por klima është kjo që ju e shihni vetë”, ishin fjalët e Berishës, pas pasi nga amabasada amerikane, Kuvendi i tij u quajt “Tubim”. /sarandacity.al/