Kahja zyrtare Basha, ka bërë me dije me anë të Sekretarit të Përgjitshëm Gazmend Bardhi, se ata e jo kahja e Foltores, i kanë firmat e nevojshme për Kuvend, pra atë të 18-ës.
“Secili ka nënshkruar nën prezencën e një përfaqësuesi të partisë pjesëmarrjen, 5259 të Kuvendit të Kombëtar, ose 69% e tyre”, tha numri dy i PD-së.
Ai tha më tej se “për fat të keq gjuha përçarëse dhe retorika përçarëse e Berishës, vijoi edhe pas vendimit të Kryesisë, ku çdo anëtar do duhet të marrë pjesë për të diskutuar si një familje e madhe për çdo problematikë që mund të ketë në PD”.
Nga ana tjetër, Berisha pretendon se ka mbledhur më shumë se 5200 firma delegatësh për Kuvendin e 11-ës.
Këtë dualitet, Bardhi e komentoi kështu: “Ato tregojnë dëshirën për të thirrur Kuvendin, ndërsa firmat tona konfirmojnë pjesëmarrjen”. /sarabdacity.al/