Prej mbrëmjes së djeshme, forcat “Shqiponja” të Drejtorisë sëë Policisë Vlorë kanë zbarkuar në Sarandë ku kanë kryer kontrollet në të gjitha rrugët e brendshme dhe në pikat hyrëse e dalëse të qytetit.
Dhjetra gjoba janë vendosur për mjete që janë konstatuar me shkelje të qarkullimit rrugor, ndërkohë janë kryer kontrolle fizike të tyre dhe drejtuesve.
Ky është rasti dytë brenda pak kohësh ku forca nga Vlora kryejnë kontrolle të tilla të befasishme në Sarandë, ndërkohë që burime bëjnë me dije se shkak është një udhëzim i Drejtorit të ri të Policisë Vlorë, me qëllim mbajtjen në kontroll të situatës së rendit në gjithë Qarkun. /sarandacity.al/