Spiro Vaso, ndër emrat e njohur të PD-së lokale në Sarandë, anëtar kryesie, refuzon të jetë firmëtar i Kuvendit të 18 dhjetorit, pasi si i tillë iu lexua emri nga Sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi.
Vaso është mes atyre që dje reaguan ndaj nr. 2 të PD-së, duke thënë se firmat e tyre për mbajtjen e Kuvendit të 18 dhjetorit, janë fallsifikuar.
“Sapo degjova nga mediat qe Gazmend Bardhi lexoj emrin im si firmetar per Kuvendin e dates 18 Dhjetor eshte nje abuzim pasi une kam firmosur vetem per Kuvendin e 11 Dhjetorit, Kuvendi i vetem Legjitim i PD. Neser ju ftoj te gjitheve ne Kuvendin e Demokrateve”, shkroi ai në FB.
Kujtojmë që Vaso ishte ndër ata që pati dhe një përplasje me deputeten Ina Zhupa, në prag të Foltores së Sarandës. Rreshtimi i tij krah Berishës, ka qenë mëse i qartë. /sarandacity.al/