Për herë të parë në gjithë këto muaj, qyshse u shpall “non grata” nga SHBA, Berisha kërkoi nga administrata amerikane që t’ja hiqte këtë xanxë të rëndë, duke pretenduar se nuk e meriton.
Ai e tha këtë mes lutjes dhe presionit, duke tentuar të imponohet me përkrahjen që ka, si dhe faktin e pretenduan se PD do jetë nën drejtimin e tij.
“Beteja ime nuk do ndalet kurrë. Ftoj zyrtarët e DASH të rishqyrtojnë vendimin e tyre sepse arroganca dhe gabimi nuk janë virtyte të njerëzve të lirë. Unë u garantoj ju që do vazhdoj misionin tim bashkë me ju për të përmbysur narkoshtetin në Shqipëri”, tha Berisha.
Ai i bëri një vizatim vetes me ngjyra të ndezura, duke pretenduar madje se është votuar dhe më shumë se ata që e shpallën “non grata”.
“Shpall ‘non grata’ njeriun që gjatë jetës së tij nuk kishte pasur akuzë për korrupsion, një njeri që kishte bërë gjithçka në luftën kundër krimit dhe korrupsionit në opozitë, një njeri që 31 vite më parë në drejtim të kësaj partie kishte përmbysur në Shqipëri diktaturën, kishte hedhur bazat e ekonomisë së tregut dhe shtetit ligjor.
Në qeverisjen e tij kishte shënuar projekte të mëdha të shekullit në fushën e energjisë, anëtarësuar Shqipërinë në NATO dhe kishte mbështetur pa kushte qëndrimet e SHBA në fushën e sigurisë dhe paqes.
Së fundmi njeriun që për të gjitha këto ishte votuar nga shqiptarët, në përqindje aq shumë sa zyrtarët dhe burokratët në fjalë as në ëndërr nuk e kanë parë”, theksoi Berisha. /sarandacity.al/