Në ditën kur Berisha është lajm dite, me Kuvendin e tij në Air Albania, një finalizim i Foltoreve, Rama zgjedh të ofrojë një thënie dite, e cila, ngjan t’i shkojë përshtat pikërisht tipologjisë së Berishës dhe llojit të tij politik.
Rama nuk bën asnjë koment, gjithsesi. Ai thjesht ofron një grusht frazash lapidare nga Emil Cioran, një filozof.
“Në majat e dëshpërimit, pasioni i absurdit është e vetmja forcë që mund të hedhë një dritë djallëzore mbi terrin e kaosit.
Kur të gjitha arsyet – morale, estetike, fetare, sociale e me radhë – pushojnë së udhëhequri jetën e dikujt, si mundet ai të jetojë pa iu dorëzuar hiçasgjësë?
Vetëm duke u kapur pas absurdit, pas dashurisë për padobishmërinë absolute, duke dashuruar diçka që s’ka asnjë thelb por që simulon iluzionin e jetës.
I bie të jetosh vetëm e vetëm sepse malet nuk qeshin dhe krimbat nuk këndojnë”. /sarandacity.al/