Ish apo ende sekretarja e degës së PD-së në Sarandë, – ish apo ende, pasi tashmë ka dy PD – Matilda Qyrku, postoi foto të saj duke votuar të Air Albania, me gjasë pro shkarkimit të Bashës. Ajo shfaqet e qeshur pas një momenti ku ndau me publikun shqetësim për një mesazh që i kish ardhur, sipas saj, të tuprshëm.
“Ky mesazh më ka ardh edhe mua…
Mesa morra informacion nga dega që mbuloj,ky sms u ka shkuar vetëm delegatëve të partisë dhe jo atyre të dal nga organizatat partnere LDG dhe FRPD..
Kjo gjë tregon që ky sms është dërguar tek ne nga sistemi i Partisë Demokratike pasi vetëm ata i kanë numrat e funksionarëve të degëve..
Pas manipulimit të listës së delegatëve ky është veprimi i dëshpëruar i rradhës…
Të thuash TURP është pak!”, shkroi ajo.
Kujtojmë se znj. Qyrku ishte disa herë lajm këto javë të tensionit politik në PD, ku përplasjet e qendrës u pasqyruan dhe në bazë. Ajo, pa hezitim, ishte ndër ato emra që u rreshtua krah Berishës. /sarandacity.al/