Berisha realizoi një tjetër Foltore në SHBA, virtualisht, me shqiptarë në Florida, duke u thënë atyre atë që ai pretendon se ka thënë Grenell.
“Grenell ka dhënë intervista në të cilat ai thotë se për kohën që unë kam qenë drejtor në detyrë i shërbimeve inteligjente amerikane nuk kam parë asnjë fakt dhe dokument për korrupsionin e Sali Berishës dhe e ka quajtur këtë një përdorim të mirëfilltë të ligjit të Kongresit për llogari të George Soros”.
Nga ana tjetër, edhe si reagim për zhvillimim më të fundit nga Basha, thirrjen e Këshillit Kombëtar të PD dhe shpalljen e lëvizjes së tij si antiamerikane, Berisha tha se “i shkarkuar komplet thërret Këshillin Kombëtar në të cilin nuk paraqitet asnjë 1/3 e anëtarëve dhe mbush sallën me punonjës të godinës duke mashtruar publikisht”.
“Por pavarësisht nga të gjitha katro ju garantoj ju se ky revolucion për rivendosjen e vlerave nuk ka të ndalur. Ky revolucion siç çmontoi në 91 diktaturën do të çmontojë narkoshtetin shqiptar”. /sarandacity.al/