Këshilli Kombëtar i PD-së, më saktë PD-ja e Bashës, shkarkoi ata të cilët iu bashkuan Kuvendit të Berishës, nga radhët e Kryesisë.
Mes tyre qe dhe Kryetar i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka
Ndërsa te anëtarë të kryesisë, vendimi u morr për:
Flamur Noka
Aldo Bumçi
Gent Strazimiri
Albana Vokshi
Oerd Bylybashi
Si dhe sekretarët:
Ervin Minarolli
Ivi Kaso
Belind Kelliçi
Ledina Mandia
Më herët Këshilli Kombëtar i PD-së, ka miratuar rezolutën e cila u propozua një ditë më parë nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha ku mes të tjerash dënon Kuvendin e Berishës, për të cilën thuhet se është nul dhe nuk ka asnjë vlerë politike.
Sipas rezolutës së miratuar, Kuvendi i Berishës është një lëvizje anti-amerikane.
Në një postim të fundit në rrjetet sociale, Basha thekson se më 18 Dhjetor, ku do të mbahet Kuvendi Kombëtar, që siç thotë, do të zgjedhin të ardhmen.
“Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike foli qartë. Edhe më qartë do të flasë Kuvendi Kombëtar më 18Dhjetor.
Ne do të zgjedhim të ardhmen, në mbrojtje të vlerave të shenjta të Partisë Demokratike dhe për ta shndërruar atë në forcën qeverisëse që shqiptarët meritojnë!”. /sarandacity.al/