Sipas Aldo Bumçit, i afërt në moshë e karrierë politike me Bashën por i rreshtuar si berishist, Basha edhe urrehet nga pjesa më e madhe e demokratëve.
“Basha nuk është më kryetar i PD, po flas ligjërisht. Sepse ka fituar urrejtje në zemrat e demokratëve.
Vendimi i së shtunës kërkon miratimin e të gjithë anëtarësisë në të gjitha qarqet, në çdo degë. Demokratët do të votojnë në qytetet e tyre për të miratuar shkarkimin e zotit Basha”, tha ish ministri dhe ish-deputeti demokrat në A2 CNN.
Sipas tij, ajo që ndodhi me Foltoren, me finale në Air Albania, duhet të ndodhë dhe me Shqipërinë.
“Ata njerëz i dhanë shpresë Shqipërisë për të ardhmen. Kjo energji erdhi dhe u mblodh në stadium edhe në një ditë të pafavorshme moti. Me mijëra njerëz, deri në 9 mijë, veç delegatëve kishte dhe anëtarë.
Kjo është një ringritje e PD brenda 3 muajve. Ajo mbledhje me entuziazëm tregon shenjën e kohërave më të mira të PD. Kemi një ringritje të PD që nuk e ndal më njeri.
Në një kohë të shkurtër do të krijojmë një front opozitar të jashtëzakonshëm. Këtë që e bëmë me PD ta bëjmë edhe me Shqipërinë”, argumentoi Bumçi. /sarandacity.al/