E pashmangshmja ndodhi. Berisha dhe ithtyarë të tij, partiakë e militant, mësynë selinë e PD-së, nën pretendimin edhe statutor, se janë ata PD-ja reale, ndërsa Basha është i shkarkuar si kryetar dhe, siç u tha, vetëm deputet.
“Basha është i shkarkuar nga Kuvendit, por në respekt të anëtarësisë, ato do të shprehen për deputetin Basha. Komisioni ka aspektin e vet politik dhe burokratik, do t’i kombinojnë të dyta, me zyrën e Bashës nuk kemi punë, vijmë këtu për të bërë mbledhje dhe deputeti Basha deri në 18 duhet të reflektojë për vendimin e Kuvendit më të jashtëzakonshëm në historinë e Europës, ku triumfoi vullneti i anëtarë. Sot futem si njëri nga anëtarët e Komisionit të Rithemelimit të PD, janë të gjithë të barabartë.
Firma e turpit që padit në prokurorinë e tij dhe të Ramës, nuk ka akt më të padenjë”, tha Berisha, i cili u vendos në një prej zyrave të selisë. Më pas, ai doli para medias, duke kumtuar se “Revolucionin nuk e ndalon kush. Mjerë ai që mendon se mund ta ndalojë”.
“Në mbledhjen tonë u dërgova përshëndetje të përzemërt demokratëve në Shqipëri. Kam një thirrje të përzemërt për çdo demokrat që ende nuk ka vendosur, se është i mirëpritur dhe krah hapur.
Ata nuk janë kaq të vonuar i ftoj të bashkohen dhe kontributi i secilit do respektohet. Në këtë familje me kushtetutë të re. Ftoj kryetarët e partive që deri më tani janë të lëkundur dhe të bashkohen në anëtarësitë e tyre”, tha Berisha, duke u vetëndjerë sërish lider i PD-së. /sarandacity.al/