Ka ardhur dita që Basha mos kursehet në epitete ndaj Berishës, duke e cilësuar këtë të fundit një ish-komunist.
Ndodhi kjo këtë pasdite, pas Berisha me të tijtë u turr fizikisht në selinë blu, duke u vendosur aty, si një PD e rithemeluar.
“Ish-komunisti, me gjuhën e mashtrimeve dhe gënjeshtrave dhe me shpresën e vdekur se mund të marrë peng PD, apo ta kthejë atë ‘non grata’. Ky ishte një spektakël i shëmuar i të kaluarës, shkaku i kësaj sjellje dihet fare mirë.
Ne ja kemi dalë të shkëputemi nga gënjeshtrat dhe falsifikimet. Nuk ka lënë ish-kryetar të PD-së, pa i rrahur apo pa i thyer dhëmbët. E sotmja është një ndarje e qartë nga e kaluara. Po mbivendos hallin e tij personal, në këtë betejë më SHBA”, tha Basha në një dalje për mediat.
Ai vijoi duke thënë se “Berisha ka themeluar një organizatë anti-amerikane”.
“Ajo që pamë sot nuk janë vlera, anti-vlera, llumi i shoqërisë dhe kanë qenë llumi i PD-së, tani i vetëpastruar. Këto janë ditët e përçarjes nga Berisha, gënjeshtrat e tij. Sot pamë një njeri të frikësuar nga Kuvendi i 18 dhjetorit”
Basha tha se zgjodhi të mos reagojë ndaj futjes me forcë të Berishës dhe të tijve në seli, porse do vijonte me misionin e tij.
“Qëndruam të qetë dhe vendosëm të mos biem në këtë provokim të trashë sepse e para është Shqipëria.
Kjo që ka parë cdo shqiptar sot është pamja e një humbësi, i cili mungohet të shfaqet si fitimtar. Humbja e tij është pa kthim, rruga që ai ka zgjedhur. Berisha si ish-komunist i vjetër, nuk ka burrëri”, tha Basha. /sarandacity.al/