Tensionet në PD po reflektohen në bazë këto orë. Siç është bërë e qartë, deputetja Ina Zhupa është rreshtuar krah Basha, ndërsa një pjesë e mirë e degës lokale ka zgjedhur Berishën, ku tregues i fundit ishte pjesëmarrja në Këshillin e Përgjithshëm.
Nga 8 anëtarë nga PD-ja e Sarandës, aty ishin vetëm 3.
Ndërkohë, në disa komente demokratësh shfaqet pendesa për votën e dhënë për Ina Zhupën më 25 prill.
Siç mund të kuptohet, nga ithtarë të Berishës në Sarandë, s’gëllitet fakti që deputetja e tyre të jetë e linjës Basha. /sarandacity.al/