Gjatë invazionit të Berishës & Co në selinë blu, duke pretenduar se ata janë PD-ja legjitime, e cilësuar “e rithemeluar”, pra të shtunën në Air Albania, u pretendua se në kampin Basha ka njerëz të armatosur.
Nën këtë pretendim madje, Belind Këlliçi, ish-kreu i FRD-së, rreshtuar krah Berisha, denoncoi në polici faktin se i kanë rrëmbyer sendet e zyrës.
Ndërsa sa i përket njerëzve të armatosur, Basha bëri ironi, duke thënë se “po, Ina Zhupa…”.
“Po, Jorida Tabaku dhe Ina Zhupa ishin të armatosura me kallshnikovë, ndërsa Endri Hasa u kap në flagrancë në prani të një mortaje të kalibrit të rëndë. Flutura Açka pistoletë me silenciator”, tha Basha. /sarandacity.al/