Deputetja demokrate e Sarandës, Ina Zhupa deklaroi se nuk do të ketë asnjë referendum më 18 dhjetor për shkarkimin e kryetarit Basha, sipas saj, nga shpikje të paligjëruara që nuk kanë lidhje me PD-në.
Ajo përcolli bindjen se më 18 dhjetor do të mbahet vetëm Kuvendi më i madh i demokratëve, për të cilin tha se 5270 delegatë kanë konfirmuar pjesëmarrjen.
“Nuk ka asnjë referendum, të gjitha janë shpikje të paligjëruara që nuk kanë lidhje me PD-në dhe institucionet e saj.
Më 18 dhjetor është i vetmi Kuvend i ndërmarrë nga Kryesia që po organizohet nga të gjitha strukturat e Partisë së Demokratëve.
Unë vetë kam lexuar konfirmimin e 5270 delegatëve për Kuvendin e datës 18 dhjetor dhe jam e bindur se atje do të jenë delegatë, simpatizantë dhe militantë, ku do të flitet dhe për platformën sesi PD-ja do t’u afrohet më shumë qytetarëve dhe për të ardhur sa më shpejt në pushtet”, tha znj. Zhupa në A2 CNN. /sarandacity.al/