Depuetja Ina Zhupa është ndjerë triumfaliste nga fakti i arrestimit të ish-ministrit të Mjedisit në “Rama 1”, Lefter Koka, pikërisht për çështjen e iceneratorëve, pasi vetë ajo është në gjyq me Mirel Mërtiri, një prej personazheve të aferave të përfolura.
“Mirel Mertiri beri gjithcka qe ti mbyllte gojen opozites, duke na bere padi civile e penale me te vetmin qellim qe ne te hiqnim dore nga interesi publik.
Une jam gati per gjyqin qe kam me te, te premten, ne oren 14:00, por mesa shoh ka shume mundesi qe ne seance mos jete Mirel Mertiri!!!”, shkruan ajo, duke lënë të nënkuptuar se krahas Klodian Zotos edhe Mërtiri do jetë, apo është, në dorën e SPAK-ut. /sarandacity.al/