Oltjon Kolonja alias Oltjon Pula, 39-vjeç, një nga tre të dyshuarit për grabitjen me armë të noterit Thoma Kaçi në 20 tetor, kërkon sërish lirinë.
Në 16 dhjetor ora 11.30, në Gjykatën e Apelit Gjirokastër, pritet të shqyrtohet kërkesa e 39-vjeçarit për zëvëndësimin e masës së sigurisë “Arrest me burg” që Gjykata e Sarandës ka vendosur për të.
Ndërkohë, Gjykata më parë kishte vendosur mospranimin e kërkesës së Kolonjës për sigurimin e një prove që ai e dispononte lidhur me ngjarjen. /sarandacity.al/