Skënder Bani, mbase vetmi mësues me gjurmë të thella në arsim, që emrin e tij për së gjalli e ka marrë shkolla e Shelegarit, mbushi 83 vjeç. Por kjo ditëlindje, e gjen të shtruar në Pathologjinë e “Petro Nako”-s.
Kryesia e Këshillit lokal të Paqes, me kryetarin Thoma Nika e zv.kryetarët Galia Koçi dhe Hamdi Pervizi, shkuan në dhomën e mjekimit për me një tufë lulesh dhe një tufë urime nga mbi 100 ambasadorët që numëron ky këshill lokal.
Skënderi mbeti i surprizuar dhe i mrekulluar për këtë vizitë, që ka shumë paqe, shumë qytetari dhe por edhe i ndjerë keq që e gjetën me tubat e serumit.
“Doktori deputet Niko Kuri më ka thënë se nuk do qëndroj dhe shumë në spital, ju pres në shtëpi në Shelegar”, u tha Skënderi miqve që “ia bënë borxh”.
Por ndoshta nga emocioni nuk e gjeti më pas disa orësh t’i shfaqej urimi e kjo i dha pak mërzi, e cila rezultoi të ishte e kotë, pasi ambasadorët që e i bënë vizitën e papritur te dhoma 3-5 e pavionit të Pathologjisë, i treguan se postimi ishte atje dhe urimet për jetë të gjatë e shëndet të mirë të 83-vjeçarit Skënder Bani, kishin dalë nga shtrati, si lumi i Bistricës, pak ditë më parë.
Këto emocione të forta bënë të dilte nga shtrati i pacientit ambasadorin më të moshuar që ka Saranda dhe të vetmin mësues që e sheh në gjallje emrin e tij, ta mbajë shkolla ku ka dhënë mësim e ku i dha mësim tërë Republikës me “shpikjen” e vet të bazës didaktike, që ua nguli në tru matematikën nxënësve të kohës. /sarandacity.al/