Duke komentuar arrestimin e ish-ministrit Lefter Koka për çështje e iceneratorit të Elbasanit, kryedemokrati Basha pranoi se dhe në kampin e tij politik, apo n ëish-qeverisjen ku ai ka qenë tre herë ministër, ka patur korrupsion.
“Edhe ishqeverisja e PD ka pasur korrupsion. Jemi të vendosur ta luftojmë atë. E di që shpesh kjo retorikë mund të duket bajate, sepse edhe ish-qeverisja e PD ka patur pjesën e saj në këtë plagë të madhe për gjithë shoqërinë”, tha Basha. Por ai, edhe pse gjithashtu i akuzuar, pretendoi të kundërtën për vete.
I pyetur për aferën e Rrugës së Kombit, ai dha këtë përgjigje:
“Jam i vetmi që jam përballur me drejtësinë dhe që ajo çështja e mori përgjigjen e vet. Ajo çështje e mori përgjigjen e vet dhe ishte një sulm i keqorganizuar politik. E keni harruar? Ishte qesharake akuza.
Ajo nuk u konsideruar as akuzë. Vendimi konkludoi se prokuroria nuk arriti që ngrinte asnjë akuzë. Unë kam kërkuar edhe të më hiqet imuniteti, kam dalë para shqiptarëve sa herë jam akuzuar.
Kam qenë para drejtësisë dhe në dispozicion, prandaj jam kështu sot, ballëhapur pa askujt për t’ju trembur veç Zotit”, tha i pari i opozitës. /sarandacity.al/