Deputetja Ina Zhupa është përfshirë më në fund e gjitha në vorbullën e nxehtë të zhvillimeve në PD, çarjes së madhe të kësaj force, ku ajo është dhë zëdhënëse e linjës zyrtare, pra kahja Basha. Së fundi, aty pati një incident me elementin “grua” në qendër, pasi Albana Vokshi dhe Evi Kokalari, akuzuan Bashën se ka ndërruar bravën e e derës së zyrës së Forumit të Gruas, duke u përballur më pas me një reagim të ashpër verbal nga disa gra militante pranë Bashës.
Znj. Zhupa m’u për këtë reagoi.
“Ne diten kur duhet ngritur zeri dhe reagimi per skandalin e inceneratoreve, Sali Berisha dhe Albana Vokshi gjejne kohen te merren me hallet personale duke larguar vemendjen nga skandali i korrupsioni disa milion eurosh.
Le te pyesin veten pse nuk flasin per kete skandal? Pse perpiqen te largojne vemendjen nga perfshirja e zyrtareve me te larte te qeverise?! Pse nuk i shqeteson ky fakt?!”, shkruan deputetja e Sarandës, njëherësh zëdhënëse e një prej dy gjysmave të PD-së.
Më herët, deputetja Vokshi tha: “Ky është në veprim i dhunshëm dhe jo qytetar. Kjo godinë i takon të gjithë demokratëve, ai s’mund të sillet si në shtëpinë e tij. Lulzim Basha të largohet një orë e më parë.
Kanë ndërruar bravën pa asnjë njoftim.
Ne në pamundësi për ta bërë mbledhjen këtu, do të ngjitemi në katin e dytë. Le të mbajë bravat, vullneti i sovranit do të realizohet, ne do të vazhdojmë mbledhjen se kemi shumë vendime”, tha figura e njohur demokrate. /sarandacity.al/