Një mbajtjës arme pa leje u arrestua nga Policia e Sarandës, siç thuhet në njoftimin më të fundit policor.
“Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që posedojnë armë zjarri, bazuar dhe në informacionevet e marra në rrugë operative, kanë arrestuar në flagrancë për veprat penale ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive’ dhe ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’, shtetasin Dh. N., 36 vjeç, banues në Sarandë.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në ambientet e një banese në pronësi të këtij shtetasi, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një revolver sportiv, një armë zjarri revolver dhe një armë zjarri pistoletë”.
Gjithashtu është proceduar dhe një kundravajtës fiscal.
“Po nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u procedua penalisht për veprat penale ‘Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare’ dhe ‘Fshehja e të ardhurave’, shtetasi A. N., 46 vjeç, banues në Sarandë, sepse u konstatua se ushtronte aktivitetin në subjektin e tij bar-kafe, pa dokumentacionin përkatës, i paregjistruar në organet tatimore dhe pa certifikatë fiskalizimi”. /sarandacity.al/