Gjykata e Gjirokastrës ka pushuar përfundimisht çështjen e Kostandino Kacifas, mes ekzekututimit dhe vetëflijiit, duke i qëndruar kësaj të dytës. Vendimi është marrë nga gjyqtarja Suela Dashi, e cila vendosi të pranojë kërkesën e prokurorit Julian Çafka për pushimin e hetimeve.
I pranishëm në seancë ka qenë vetëm Jani Kacifas, babai i Kostandin Kacifas, i cili priti vendimin deri në fund.
Sipas mjekëve ligjorë shqiptarë, dy plagët në trupin e viktimës janë kryer me puthitje dhe kanë faktorë plotësues, gjë që flet për vetëvrasje.
Ky raport hedh poshtë edhe deklaratën e Policisë së Shtetit pak orë pas vrasjes së Kacifas në 28 tetor 2018, ku policia mori përsipër vrasjen e minoritarit grek, me arsyetimin se ishte një rrezik për shoqërinë.
“Ekspertiza mjeko-ligjore me Nr.597/1 e kryer për këtë çështje, ka dalë në përfundimin se asnjë armë e forcave RENEA nuk ka qëlluar mbi Kostandin Kacifasin.
Konkluzioni i ekspertit thotë se viktima ka dy plagë në gjoks të kryera me puthitje nga armë zjarri, me drejtim tejshkues nga para mbrapa.
Në pjesën e hyrjes, evidentohen faktorët plotësuese të barutit dhe djegies së lëkurës. …plaga me puqitje të plotë është shkaktuar e para dhe është ajo që ka shkaktuar vdekjen, ndërsa plaga tjetër është shkaktuar e dyta,” thuhet në dosje. /sarandacity.al/
O boy you should not even be doing steroids priligy pills b Thirty compounds were identified in A