Selia demokrate e Sarandës përjetoi një tjetë incident si reflektim i krizës së rëndë në këtë forcë, e cila ka çuar në ndarjen e sa në dy pjesë, në PD të Bashës dhe në PD të Berishës.
Tre ditë më parë, aty është konstatuar ndryshimin e bravas së derës së selisë. Sipas një kahjeje, asaj Berisha, kjo është vepër e kryetarit të emëruar, Vesel Koçia.
Për këtë është bërë një denoncim në polici, nga treshja Manjola Nikollo si kryetare e Lidhjes lokale të Gruas, Matilda Qurku si Sekretare e Degës dhe Albert Jorgji si kryetar i grupseksionit.
Ata thonë se referendumi për shkarkimin e Bashës mund të zhvillohet dhe në një ambient të hapur nëse nuk do jetë e mundur në ambient të brendshëm, në seli. /sarandacity.al/