Për herë të parë, kryeministri Rama komentoi krizën në PD, pasi deri më tani kishte heshtur, duke zgjedhur vetëm dy thënie personalitetesh me nëntekst.
I ftuar në “Zonë e Lirë”, kreu i mazhorancës, në stilin e tij edhe sarkastik, tha se “çelësi i PD ka qenë historikisht Saliu. Luli ka qenë brava”.
“Tani çelësi dhe brava janë ndërruar dhe nuk kanë më mundësi të komunikojnë me njëra tjetrën. Është një histori atë e bir që nuk është materializuar në një formë direkte por në formën e një zhvillimi të shëmtuar. Nuk ka vërtetësi këtu. Të dy palët janë në një gënjeshtër të madhe. Ky është aspekti qesharak.
Krizën e shkakton fakti që asnjëri dhe as tjetri nuk kanë legjitimitet politik. Të dy ata thotë se kanë 95%. Të dy palët janë futur në këtë betejë thjesht dhe vetëm për zhbërë tjetrin. Por asnjëri dhe as tjetri nuk kanë legjitimitetin moral”, komentoi kundërshtari kryesor i tyre politik. /sarandacity.al/