“Nuk jemi mbledhur për t’i rrahur shpatullat njëri-tjetrit dhe kryetarit, por për të thënë të vërtetat që kemi kohë pa i shqiptuar, por vetëm i kemi belbëzuar”, tha në fillim të fjalës së tij në Kuvendin e thirrur po prej tij, Lulzim Basha.
“Duhet durim e mirëkuptim edhe për ata që kanë patur shumë për të thënë, por nuk u është dhënë vendi. Do të marrim vendimet që presin demokratët Shqipëria dhe kombi shqiptar. Nuk jemi mbledhur për t’i rrahur shpatullat njëri tjetri e kryetarit por për të thënë të vërteta që kemi kohë pa i shqiptuar, por vetëm i kemi belbëzuar.
Disa mund të mërziten prej tyre, por sot jemi mbledhur në emër të së vërtetës se është e vetmja rrugë për çlirimin e demokracisë. ‘Zgjedhim të ardhmen’ është motoja e kuvendit të 18 dhjetorit. Nuk është një slogan, por një qëndrim politik që ftohen përfaqësuesit e zgjedhur.
Para se të zgjedhim dhe vendosim këtë kuvend dua t’u them gjithë demokratëve se thelbi i asaj që zgjedhim sot do të jetë përcaktues për Shqipërinë se nesërmes”, tha Basha.
Ai më pas ia kushtoi një pjes ëtë fjalimit pikërisht njeriut që e çoi në këtë pikë, Berishës, duke e quajtur atë një mendësi të së kaluarës.
“E gjitha kjo nuk është gjë tjetër vecse një mendësi e së kaluarës, një sedentim i mendësisë puniste që nuk mund të mos e shoqëronin në startin e saj demokracinë tonë të re.
Ne nuk jemi këtu për të bërë gjyqin e ndokujt, ne nuk jemi dogmatikë, as të ngushtë e të paditur që të mos e dimë se me të vërtetë, një sistem i urryer mund të shembet për pak ditë a pak javë, por shembja e mendësive të ngulitura për 50 vjet kërkon kohë.
Aq me shumë në Shqipëri ku terrori sundonte territorin dhe individët, mendjet dhe shpirtrat, ku disidenca ishte e izoluar në burgje e kampe, ku liria merrte frymë me pipë në mjedise të ngushta, ku ndryshimet erdhën nga studentët dhe elitat e formuara brenda sistemit. Për ne mbeten të nderuar të gjithë ata që i dolën zot ndryshimit, ata të vijës së parë dhe gjithë shqiptarët që u bashkuan në rrugën e re.
Por mendësitë komuniste janë një mall toksik, ato nuk mund ta shoqërojnë nga një dekadë në tjetren drejtimin politik të partive dhe të vendit, nuk mund t’i shartohen kaq gjatë demokracisë. Sepse kjo është mënyra për ta vrarë demokracinë.
Ndaj edhe gabimi im më i madh është mbajtja, apo lejimi i dualizmit në drejtimin e PD-së.
Kjo histori nuk ndaloi tetë vjet me radhë.
Është përgjegjesia ime që nuk kam mundur ta zgjidh në kohën e duhur ketë nyje gordiane. Megjithatë, unë u kërkoj sot ndjesë demokratëve, me bindjen se ata kanë një ide të qartë për hezitimin tim, që ka qenë edhe hezitimi i shumë prej tyre.
Njohja e gabimeve është premisa e korigjimit të tyre. Në këtë kuvend të lirë, unë mbaj shënim me respekt për gabime të tjera nga diskutimet tuaja. Dua të nënvizoj se kapërcimi i dualizmit përbën zgjidhjen e një prej nyjeve të krizës për të cilën po flasim.
Sot partia ka një kryetar dhe ajo duhet të ketë gjithnjë një kryetar”, tha Basha, duke iu referuar vetes. /sarandacity.al/