Me thirrjet “Lulzim, ke mbarru…”, u kumtua nga kahja Berisha shkarkimi me referendum i Bashës si kryetar PD-je.
Në rezultatet e bëra publike nga kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi, tregohet se 43.385 demokratë kanë votuar për largimin e Bashës, ndërkohë që kundër shkarkimit të tij ka qenë vetëm një pjesë e vogël e anëtarësisë.
Në një reagim pas këtij momenti, Berisha tha se “në një proces të manipuluar nga fillimi gjer në fund në qershor Lulzim brava u votua nga 32 mijë anëtarë, ndërsa sot kundër tij kanë votuar si njerëz të lirë si demokratë të lirë rreth 44 mijë anëtarë.
Kjo dëshmon edhe njëherë s deputeti Basha ka humbur çdo lloj besimi dhe është gjykuar ashpër nga PD në referendumin e saj të parë”.
Sa për thelbin e çështjes tashmë këtej e tutje, se kur do jetë në seli, ai u përgjigj:
“Këto ditë do të jemi në seli. Po në seli jemi ne. Ai do të rrijë aty i rrethuar. I kanë vënë edhe dy kundragaze në zyrë.”
Ndërkohë ka rënë në sy akti i dhëndërit të Berishës teksa shpallej shkarkimi i Bashës, Jamambër Malltezi, i cili zgjodhi të hipte mbi kofanon e makinës së kundërshtarit të vjehrrit të tij, duke performuar me dy gishta.
Pra, dy gishtat që dikur ngriheshin kundër ish-udhëheqjes komuniste, tashmë palët në PD ia drejtojnë njëri-tjetrit.
Nga ana tjetër, pas shkarkimit të Berishës nga çdo funksion në Kuvendin “Basha”, nuk dihet se kujt i përket PD-ja. Të dy palët pretendojnë se janë ata PD-ja e vërtetë dhe legjitime. /sarandacity.al/