Finiqi njofton nisjen e legalizimit të banesave, fillimisht në fshat.
“Bashkia e Finiqit ka kënaqësinë të njoftojë se sot, e hënë, datë 20 dhjetor, fillon zyrtarisht Faza e Parë e legalizimit të banesave në fshatin e Finiqit.
Përfitues janë fillimisht personat që kanë paraqitur tashmë kërkesë për legalizim dhe në fazën e dytë banesat ku përfituesit ndodhen jashtë vendit.
Pas një maratone përpjekjesh disa vjeçare , vendimi përkatës është tashmë një arritje e rëndësishme që i hap rrugë kalvarit të gjatë të procesit të rregjistrimit të pronave dhe banesave në këtë fshat.
Kërkojmë nga banorët e mëposhtëm që të jenë pranë banesave të tyre për të lehtësuar procesin ndaj organeve kompetente”. /sarandacity.al/