Mediat greke ka reaguar sërish ndaj vendimit të Gjykatës së Gjirokastrës, e cila pranoi propozimin e prokurores për shkakun e vdekjes së minoritarit Kostandinos Katsifas, e cilësuar, sipas organit të akuzës, i vetëvrasje.
Sipas saj, prokurorja që ka shqyrtuar çështjen kishte qenë e përfshirë në një rast të shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit.
Në artikull thuhet se kjo ngre pikëpyetje pasi propozimi i mëparshëm i kësaj prokurorie ishte kthyer më herët nga gjyqtarja për një hetim të mëtejshëm pasi nuk kishte prova të mjaftueshme për të dalë në përfundimin se Katsifas kishte kryer vetëvrasje.
“Të paqarta mbeten informacionet shtesë që dolën për të pranuar sugjerimin e prokurorit.
Raporti i prokurorit nuk është koherent dhe në shumë pjesë të tij është i diskutueshëm dhe kontradiktor.
Pretendimin për vetëvrasjen e Katsifasit, prokurori e mbështet në ekspertizën mjeko-ligjore të kryera në Tiranë dhe Gjirokastër me mjekë që nuk u gjetën kurrë dhe që nuk kanë foto të vendit të ngjarjes, sic duhet të jenë sipas standardeve botërore”, thuhet në një shkrim.
Më tej media greke shkruan se për vendimin për vetëvrasjen e Katsifas nuk është marrë parasysh njoftimi zyrtar i RENEA-s, sipas së cilit, Katsifas u ekzekutua nga prej kësaj force, e detyruar të qëllonte nga reagimi i armatosur i minoritarit diku në krye të Bularatit.
“Vendimi provokues i Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër e cila pavarësisht qëndrimit fillestar në fund miratoi propozimin e prokurorit, ngre pikëpyetje serioze për mënyrën si u shqyrtuan provat dhe si funksionon drejtësia dhe shteti i së drejtës në Shqipëri”, thuhet më tej. /sarandacity.al/