Në krizën e rëndë që ka mbërthyer PD-në, një nga zërat e saj, i djathti klasik Tomorr Alizoti, deputet, tha se nëse do kishte vërtet një garë të hapur dhe me rregulla në parti, ai mund të kandidonte për kreun e saj.
Alizoti, pinjoll i një prej familjeve më të persekutuara në komunizëm, shkolluar për diplomaci, ishte ndër ata që në një intervistë në Opinion të martën mbrëma, tha se as Berisha e as Basha s’mund ta sjellin më PD-në në pushtet.
I heshtur gjer më tani, pa mbajtur kahje, me këtë apo atë, ai zbuloi dhe krizën tjetër në PD, faktin që është një parti pa bosht ideologjik, pa profil, ku gjithçka sillet rreth dy emrave dhe jo ideve.
Sipas tij, të dyve, si Berishës e si Bashës, u ka mbarruar koha. /sarandacity.al/
I am extremely impressed with your writing talents as neatly as with the format to your blog. Is this a paid subject matter or did you modify it your self? Either way stay up the nice quality writing, it is uncommon to see a great weblog like this one today!