Komisioneri i të Dhënave Personale ka reaguar pas skandalit me të dhënat e databaze të rrogave të 637.138 qytetarëve shqiptarë, duke thënë se kjo nuk është lojë por shkelje ligji”.
“Zyra e Komisionerit ka nisur punën për sigurimin e kësaj baze të dhënash dhe për identifikimin e shkeljeve të mundshme, në mënyrë që të ushtrojë detyrimin ligjor dhe kryerjen e veprimeve të domosdoshme për një hetim administrativ kryesisht (me iniciativën e saj) për këtë çështje.
Si edhe në raste të tjera të ngjashme, Zyra e Komisionerit vlerëson se ushtrimi i lirisë së shprehjes dhe të shtypit, kur në objekt të saj ka të dhëna personale, para së gjithash, duhet realizuar duke mbajtur parasysh faktin se ‘interesi i lartë publik’, dallon nga ‘interesi për publikun’.
Në këtë kontekst, Zyra e Komisionerit i bën thirrje të gjithë individëve apo subjekteve publike/private që disponojnë këtë bazë të dhënash personale, të mos e transmetojnë, qarkullojnë apo publikojnë duke rënduar situatën në kuadër të pasojave që mund të vijnë në lidhje me të drejtën për respektimin e jetës private.
Çdo veprim që mund të duket si një ‘lojë’, në përfundim do të rezultonte si shkelje e ligjit, pasi kemi të bëjmë me një përpunim të paligjshëm të të dhënave personale të shtetasve.
Qarkullimi online apo dhe publikimi në media i të dhënave të qytetarëve rezulton se është një veprim i kundërligjshëm, i papërgjegjshëm dhe i bëhet thirrje organeve mediatike dhe publikut të mos bëhen përhapës të paligjshëm të të dhënave personale”, thuhet thuhet në deklaratë. /sarandacity.al/
536872 939850I will tell your buddies to check out this site. .Thanks for the post. 900166
383325 327260Giving you the top News is extremely significantly imptortant to us. 175396
776996 507481Oh my goodness! a great post dude. Thanks a good deal Nevertheless I will be experiencing trouble with ur rss . Dont know why Not able to sign up for it. Is there everybody acquiring identical rss concern? Anybody who knows kindly respond. Thnkx 386002