Një suprizë e këndshme dhe prekëse do t’i priste sot nxënësit dhe stafin pedagogjik të shkollës 9-vjeçare të Finiqit.
Miq me dhurata mbërritën para shkollës se tyre.
Ishin një grup nxënësish dhe mësuesish me drejtoresheen e shkollës se tyre të Derviçanit.
Ata kishin zgjedhur dhurata për nxënës shembullor të Finiqit si dhe për nxënës me familje me gjendje jo të mirë ekonomike.
Çaste ishin me të vërtetë prekëse. Më të shumtët që morën dhurata ishin shokët dhe shoqet qe u përkisnin familjeve shqiptare. Dropullitët edhe një herë e treguan atë solidaritet mes nxënësish pavarësisht etnisë.
I pranishëm ishte edhe drejtori i Zyrës Arsimore Finiq – Dropull, Ziso Lluci. /sarandacity.al/