Autoriteti i Mediave Audiovizive u kërkon mediave që të respektojnë ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, duke mos publikuar database-t e rrjedhura me paga apo të tjera, sicc janë numra telefoni apo targa makinash.
Sipas AMA-s ‘referuar parimeve themelore të veprimtarisë së mediave audiovizive, të parashikuara në dispozitat e ligjit nr. 97/ 2013 ‘Për mediat audiovizive, në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar, operatorët e shërbimit audioviziv gjatë veprimtarisë së tyre duhet të respektojnë dhe të garantojnë të drejtën e ruajtjes së jetës private.
Në mënyrë më të detajuar, parimet, rregullat, kërkesat dhe praktikat në transmetimet audiovizive përcaktohen në Kodin e Transmetimit.
“Kërkojmë nga ana juaj respektimin e kërkesave të ligjit tonë organik dhe legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale si një e drejtë kushtetuese”, njofton AMA.
Ky reagim vjen pas një dehjeje mediatike për të publikuar ato kanë rrjedhur nga shtetit, pjesë e të dhënave personale, akt që për qeverinë duhet të hetohet se kush qëndron pas tij, pasi është fjala për një projekt destabiliteti social, me synimin për të degraduar në destabilitet politik. /sarandacity.al/
Muchas gracias. ?Como puedo iniciar sesion?