Lazarati njiht si bastion i PD-së, por ndarja e partisë në dy kampe, mes Berishës dhe Bashës, pashmangshmërisht i ka detyruar banorët e atyshëm që të pozicionohen.
Roland Bejko, lazaratasi që deri dje drejtonte PD-në e Gjirokastrës, tashmë një kritik i ashpër i Berishës, i pyetur në emisionin “Log” në ABC se cila pjesë e PD e trashëgon Lazaratin, hezitoi të përgjigjet duke thënë se nuk është interesuar. Megjithatë në fund ai tha Lazarati është i ndarë dhe se rinia është Berishën.
“S’jam interesuar se kush e ka tani Lazaratin. E di pse s’jam interesuar? Sepse atë referendum unë s’e njoh (referendumin e Berishës për shkarkimin e Bashës). Kam përshtypje se Lazarati është i ndarë, ku pjesa e rinisë është me doktorin. Lazarati ka njëmijë arsye për të qenë me doktorin, në aspektin personal”, arsyetoi Bejko.
Rivali i tij në debat, Belind Këlliçi, tha se “293 pro shkarkimit të Bashës në Lazarat nga ata që kanë marrë pjesë në votim”, raporton ABC News.