Për herë të parë, gazetari me “pushtet mediatik” i kronikës, Artan Hoxha, është sulmuar nga një figurë politike, duke u konsideruar “gjobëvënës” apo “rrogëtarë në bordero bandash”.
Në fakt është një reagim, i ardhur nga kryebashkiaku Veliaj.
Shkak u bë pretendimi i gazetarit Hoxha për një makinë luksoze të zotëruar nga ai.
“Meqe doli sot kjo lista e targave, me ndihmoni dot e kujt eshte kjo bisha me targa AB 007… e parkuar te oborri bashkise se Tiranes???!!!
Qe te kesh nje superbenz fringo të ri si ky, duhet te jesh në top-listen e rrogave???!!!
Jo për gje, por kam nja 4-5 jave, qe shikoj të qarkulloj me te, dike qe shfaqet shpesh ne media, i fotografuar “pa mendje” duke udhetuar me biçiklete neper qytet…
Epo jemi ne kohe festash, ne kohe dhuratash!!!
Super makine eshte jo shaka!!!
Ka punuar dynjaja për kete dite”, do shkruante Hoxha pak ditë më parë.
“Jo Tan Pasmaçiu, por ASKUSH! Nuk ka asnjë gazetaruc në bordero bandash, apo trafikant droge me TV, të më vërë gjobë”, shkrpo Erion Veliaj, ku me trukimin e mbiemrin Pasmaçiu në vend të Hoxha, ka parasysh mbiemrin origjinal të Yllit Ndroqit.
Para këtij reagimi, Veliaj pati një tjetër më të gjatë.
“Po u more me gjobat që vendosin portalet dhe televizionet nuk bën dot asnjë punë. Njëri thoshte se lali ka blerë makinë 500 mijë euro. E para e punës, kush më njeh e di se unë nuk jam rraqexhi makinash. Më thanë dil e sqaroje, po kë të sqaroj? Edhe ai që e ka shkruar këtë rrenën e di që nuk është e vërtetë.
Por, po t’i shkosh atij të portalit, ai thotë: Më jep një shtëpi, më fal një makinë. Po nëse merresh me këta, ata këtë punë kanë sepse kanë hapur nja dy-tre portale dhe thonë: Më sill lekët që mos të të biem. Më mirë bëjmë shtëpitë e njerëzve se sa t’i përgjigjemi gjobave të këtyre. Po u fokusuam në punë, ajo flet vetë.
Dy mundësi kemi: Ose të merremi me logje, t’i vëmë gjoba njëri-tjetrit, ose merremi me punë, që të ngelet një vepër konkrete, një ndërtesë, një shtëpi, një pallat, një kopësht, një shkollë, një çerdhe, një park”, shkroi Veliaj. /sarandacity.al/