Policia e Igumenicës arrestoi një 26-vjeçar me banim në Saranda por lindur në Klos të Matit, pasi e kërkonte prej kohësh nën akuzën e trafikut të drogës.
Fjala është për Majlind Selim Shahinin.
Ai është kapur mbrëmë në darkë nga policia fqinje, pasi ndaj tij rëndonte një urdhërarresti nga Prokuroria e këtij qyteti për “trafik droge”. /sarandacity.al/