Në një dalje para medias për funvit, kryedemokrati Basha tha se përballja e demokratëve do të jetë me Ramën, ashtu siç thotë ai, dhe jo me njëri-tjetrin ashtu si thotë Berisha.
Për këtë të fundit, Basha tha se kërkon të krijojë një celulë anti-amerikane për t’u mbrojtur nga non grata.
“Hidhet baltë ndaj meje dhe atyre që nuk ndajnë të njëjtin mendim me zotin Berisha sa i takon flijimit të Partisë Demokratike dhe kthimit të PD në celulë anti-amerikane për të mbrojtur atë nga ‘non grata’.
Përballja e demokratëve do jetë kështu si them unë dhe jo ashtu si thotë Berisha. Demokratët përballë Ramës dhe jo demokratët përballë njëri tjetrit.
Shqipëria do shpërfillë çdo thirrje për të ndjekur një tollovi për interesat e një personit të vetëm. Demokratët nuk kanë beteja me njëri-tjetrin por me Edi Ramën”, arsytoi ai. /sarandacity.al/