Një video e shpërndarë nga PD Sarandë ka provokuar përplasje verbale mes demokratësh në qytet.
Videoja ka qendër kryetarin Basha dhe deputeten Ina Zhupa, gjë e cila ka irrituar kahjen Berisha, të cilët kanë reaguar me komente.
https://youtu.be/nyCkc1WnwqY
Në njërën prej tyre, kryetari i emëruar Vesel Koçia shpotitet me epitetin “brava”, edhe për faktin se akuzohet si njeriu që i ndërroi bravat derës së selisë demokrate të qytetit.
Interesante se në njërën prej tyre, Ina Zhupa, edhe pse nuk përmendet por aludohet, cilësohet si “Fterra”, fshati nga e ka origjinën.
Aty aludohet gjithashtu se është pikërisht ajo që administron faqen e PD-së së Sarandës në FB. /sarandacity.al/