Bilanci policor i deritanishëm sa i përket incidenteve në ndërrimin e viteve konsiderohet i kënaqshëm, pasi nuk raportohen raste të rënda ndodhur nën avuj alkooli.
Bëhet fjalë vetëm për një rast hedhjeje nga kati i dytë, ndodhur në Kamëz, i dehur por pa u ditur ende arsyet.
“Me datë 31.12.2021, rreth orës 20:50, në Kamzë, në rrugën ‘Adriatik’, duke qenë në gjendje të dehur, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i dytë i banesës ku banon, shtetasi E. L., 30 vjeç, i cili për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
Sakaq, kryepolici Gledis Nano e konsideroi nisjen e vitit të ri 2022 “me këmbë të mbarë”.
“Fatmirësisht ky vit ka filluar me këmbë të mbarë.
Deri më tani nuk kemi të konstatuar dhe të raportuar asnjë incident. Është një banesë, kemi marr një njoftim, ka shkuar zjarrfikësja dhe punonjësit e Policisë po marrin masa për shuarjen e zjarrit, në banesë nuk ka asnjë person të dëmtuar, shkakun do ta përcaktojmë më vonë dhe do të kemi një njoftim tjetër për shtyp, ju faleminderit, gëzuar të gjithëve”, tha ai në një prononcim për mediat në orët e para të 2022-shit. /sarandacity.al/