Një atentat i fundit në Tiranë, mbrëmjen e së martës në “Don Bosko”, me një jetëhumbje e katër të plagosur, ka çuar në një mbledhje urgjente të kryepolicit Gledis Nano më vartës të tij të qarqeve.
Pas një diskutimi prej disa orësh të situatës së rendit në vend, rënduar nga atentate të tipit “larje hesapesh” apo dhe aksidente që reflektojnë papërgjegjshmëri të theksuara në timon, njeriu që drejton Policinë Shqiptare ka dalë me një listë porosish.
Ato janë:
-Thellimi i veprimeve hetimore, duke bashkëpunuar me agjencitë ligjzbatuese, me qëllim zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
-Bashkëpunim dhe koordinim më të mirë mes strukturave policore që operojnë në pikat e kalimit kufitar, ato në terren e me shërbimet inteligjente, për marrjen në kohë të informacioneve për personat me precedent kriminal që kthehen nga jashtë shtetit dhe mbajtjen nën kontroll të tyre, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale.
-Intensifikimi i kontrolleve në territor, për parandalimin dhe goditjen e çdo paligjshmërie, bllokimin e automjeteve të vjedhura, kontrolle në varreza makinash e servise makinash ku mbahen të fshehura apo çohen makinat e vejdhura, që më pas bëhen pjesë e ngjarjeve kriminale.
-Parandalimi i aksidenteve rrugore, duke intensifikuar kontrollet me makinën inteligjente, me radarët, mjete e paloguara, ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, duke filluar menjëherë edhe me këmbësorët që nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
Gjithashtu, u njoftua nisja e punës në terren për 443 kursanët e rinj, për të cilët Nano kërkoi nga drejtorët vendorë që t’i përkrahin dhe t’i motivojnë për të qenë të denjë për Policinë e Shtetit. /sarandacity.al/
924654 122098Exploring in Yahoo I eventually stumbled upon this web site.Reading this information. 991649
731186 149991You produced some decent points there. I looked on-line towards the issue and discovered most individuals will go along with along along with your internet website. 273519
I am extremely impressed together with your writing talents and also with the layout in your blog. Is that this a paid subject matter or did you customize it yourself? Either way keep up the nice quality writing, it is rare to peer a great blog like this one today!